Partia Demokratike ka nisur bojkotin e përkohshëm të të gjithë komisioneve parlamentare. Vendimi u është shpërndarë deputetëve nga kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi. “Ky do të jetë një reagim i përkohëshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në seancën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nuk shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare”, thuhet në njoftim.