Pesë ditë para zgjedhjeve parlamentare, Partia Demokratike ngre pyetje lidhur me votën e diasporës dhe mënyrës së administrimit të saj. Në një letër drejtuar komisionerit Ilirjan Celibashi, përfaqësuesi ligjor i koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ rendit tre pyetje mbi procesin e ardhjes së votave të diasporës.