Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një deklaratë për mediet, ngriti dyshime mbi mbledhjen e kryesisë dhe vetë grupit në kushte urgjente. Sipas tij, deputetët demokratë kanë 3 muaj që nuk mblidhen së bashku ndërsa po tentohet që të ulen sa më parë me Edi Ramën, duke kritikuar si zëdhënësen e grupit ashtu edhe kryetarin Alibeaj.