Partia Demokratike shpreh gatishmëri për ndryshime ligjore në kuadër të votës së emigrantëve. Në Konferencën me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se është e papranueshme që KQZ të mos pranojë dokumentet biometrike të vendeve të Bashkimit Europian, pasi sipas tij ato janë të njëjta me ato shqiptare.