Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë e 37 deputetëve të opozitës kundër Ligjit për Zonat e mbrojtura, ku lejohet ndërtimi brenda tyre. Kësisoj Kushtetuesja ka njohur si palë në këtë proces krahas 37 deputetëve kallëzues, edhe Kuvendin e Shqipërisë së bashku me Këshillin e Ministrave, duke u dhënë kohë deri më 12 shkurt për të paraqitur parashtrimet e veta në lidhjet me çështjen.