Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi nga Kukësi kërkoi nga gjithë emigrantët që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit, ndërsa hodhi akuza në drejtim të qeverisë, me argumentin se po synon që të ndikojë dhe në votën e Diasporës.