Partia Demokratike do të mbajë këtë të martë në orën 13:00, mbledhjen e grupit parlamentar. Njoftimi është shpërndarë për deputetët nga kreu i grupit, Enkelejd Alibeaj. Ashtu si edhe në mbledhjen e kaluar të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kreut të grupit, nuk ka njoftuar ish-kryeministrin Berisha për këtë mbledhje, pasi sipas tij, ai është i përjashtuar për aq kohë sa vendimi i gjykatës së 25 marsit është ankimuar nga ai.