Partia Demokratike ka kundërshtuar mbledhjen e Sekretariatit të Etikës në Kuvendin e Shqipërisë, për përjashtimin e 6 deputetëve demokratë. Sipas demokratëve mbledhja e këtij Sekretariati është bërë në shkelje të afateve juridike të caktuara, thënë ndryshe, është bërë më vonë sesa 48 orë nga dorëzimi i kërkesës së deputetëve socialistë, ose në 19 shkurt.