Partia Demokratike nëpërmjet deputetes Jorida Tabaku ka depozituar në Kuvend, një amendament në lidhje me Draft Ligjin për Tatimin mbi të Ardhura, që parashikon tatim në 23% për profesionistët e lirë. Ky amendament synon që këto profesionistët e lirë me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë në vit të përjashtohet nga kjo taksë. Tabaku e cilëson ligjin e pandryshuar si politikë fiskale diskriminuese dhe regresive.