Vendimi I Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, për të rritur çmimin për konsumatorët, përdorues të makinave me bateri, ka sjellë edhe reagimin e Partisë Demokratike. Deputeti demokrat, Besart Xhaferri, e konsideron si një çmenduri dhe vendim klientelis që zhvat qytetarin. Sipas tij, me vendime të tilla, bëhemi vendi me çmimet më të larta në botë.