Grupi parlamentar i Partisë Demokratike akuzon kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali se ka shkelur rregulloren dhe Kushtetutën me vendimin për të anuluar mbledhjen e parlamentit në seancë plenare këtë të enjte. PD thotë se vendimmarrja për seancat plenare i takon konferencës së kryetarëve me konsesus, apo edhe votimit nga vetë deputetët në seanca dhe kryetarja e Kuvendit ka detyrim për të caktuar vetëm rendin e ditës.