Krahas betejës politike me deklarata, akuza e kundër akuza, apo edhe me sensibilizim të opinion vendas e ndërkombëtar, për atë që e konsiderojnë si farsa elektorale e 11 majit, Partia Demokratike ka nisur edhe betejë ligjore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Këtë të hënë, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Franc Nuri, ka ankimuar vendimin e KQZ, për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit të zgjedhjeve për Qarkun e Beratit.