Partia Demokratike kërkon që Kuvendi të vihet në lëvizje për të shkarkuar presidentin e republikës, Bajram Begaj nga detyra. Kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi shpalosi pretendimet për shtatë shkelje të kryera prej kreut të shtetit, duke filluar nga dekretimi i zgjedhjeve të pjesshme në bashkinë e Tiranës e deri tek punësimi paralel në një spital privat.