Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma deklaroi para gazetarëve këtë të premte se grupi parlamentar ka depozituar kërkesën zyrtare për ngritjen e një komisioni hetimor, për çështjen “Becchetti”. Duma akuzoi kryeministrin Rama se e gjitha erdhi si pasojë e një lufte politike me median opozitare.