Këtë të premte u mblodh grupi i dialogut, ngritur mes PS dhe PD në Kuvend për reformën zgjedhore. Mbledhja zgjati rreth një orë, ku palët treguan prioritete të ndryshme në tryezë. Partia Demokratike kërkoi rikthimin te marrëveshja e 5 qershorit 2020, që parashikon edhe rikthimin e koalicioneve parazgjedhore.