Pas ngjarjes së rëndë ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra në sallën e gjyqit, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka hedhur akuza të rënda në drejtim të qeverisë. Në një postim në rrjete sociale Bardhi akuzon Kryeministrin dhe Ministren e Brendshme për mashtrim dhe dizinformim të opinionit publik, me qëllim mbulimin e përgjegjësisë shtetërore për sigurinë në gjykata.