Partia Demokratike ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme kallëzimin penal ndaj kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, të cilin e akuzon për shpërdorim detyre me mosthirrjen e mbledhjes së këshillit të mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zv.Kryeministres, Belinda Balluku. PD thotë se me vendimet tërësisht arbitrare dhe të paligjshme, Peleshi ka cenuar njëkohësisht të drejtën e ligjshme të pesë deputetëve të opozitës për të thirrur mbledhjen e këshillit, si dhe ka zvarritur në mënyrë të pajustifikuar mbarëvajtjen e hetimeve të Prokurorisë së Posaçme ndaj zv.Kryeministres Balluku.