Deputetët e Partisë Demokratike tentuan sërish që të mbledhin këshillin për rregulloren, mandatet dhe imunitetin për të çuar para shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Por, në momentin kur u paraqitën në Kuvend, i gjetën dyert e mbyllura.