Në harkun e pak orëve nga vendimi i Gjykatës për të njohur statutin dhe vendimet e kuvendit të 11 dhjetorit, kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dalë dy herë para medias. Së pari, për të komentuar vendimin e gjykatës, të cilin e konsideroi skandaloz. Në daljen e tij të dytë publike, Alibeaj foli për takimin me Berishën dhe Grupin e Rithemelimit. Ai tregoi bisedën me ish-kryeministrin, duke vënë në dukje sipas tij edhe vendimin ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.