Deputetët e përjashtuar të PD këtë të hënë zgjodhën të mos tentonin të hynin në Kuvend, duke evituar skenat e tensionit dhe të përplasjes me punonjësit e Gardës. Kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi tha se të gjithë janë shpërndarë drejt bazave dhe po përgatiten për protestën e 29 tetorit. Bardhi pati një paralajmërim dhe për drejtorin e policisë së Shtetit Ilir Proda, pas njoftimit të uniformave blu se do të marrin masa ndaj kujtdo që do të bllokojë rrugët.