Partia Demokratike do ta nisë aksionin e saj opozitar në Kuvend me kryetemën e këtyre ditëve, eksportin e lëndëve të dyshuara toksike në drejtim të Tajlandës. Burime për Top Neës pohojnë se grupi parlamentar demokrat, edhe pse në ditë pushimesh zyrtare është duke grumbulluar informacionet e bëra publike nga mediat, por edhe duke siguruar informacione nga institucionet në lidhje me këtë çështje.