Partia Socialiste kërkon përjashtimin e 29 deputetëve demokratë nga punimet parlamentare, pas tensioneve dhe përdorimit të flakadanëve në seancë plenare. Me firmat e 34 ligjvënësve të majtë kërkesa i është dërguar sekretaritit të etikës, që pritet të marrë një vendim. Konkretisht kërkohet 60 ditë përjashtim për Belind Këlliçin, Fidel Krekën, Albana Vokshin, Ledina Alollin dhe Denisa Vatën me argumentin se kanë future dhe përdorur lëndë apo mjete piroteknike, tymuese brenda sallës së seancave plenare.