Ish-kryeministri u ndal në një prononcim të shkurtër para selisë së PD, pas kthimit nga SPAK. Në fjalën e tij, ai vlerësoi të gjithë pretendentët pr kandidat për garën e 9 nëntorit, teksa tha se krahas emrave të bërë publik, janë edhe disa të tjerë që i kan shprehur interesimin për të qenë përfaqësues të opozitës, si kandidatë të pavarur. Berisha theksoi se shpreson që sot të dilet me një emër për garën në Tiranë.