Kryesia I ka bërë ftesë zyrtarisht Grupit të Rithemelimit për bisedime, me qëllim bashkimin e partisë. Ndër të tjera, Alibeaj ka bërë me dije se për këtë gjë është ngritur një grup I posaçëm pune. Përgjatë mbledhjes u diskutua për një sërë temash të cilat u shoqëruan me replika mes të pranishmëve. Ndër të tjera kërkohet që grupi I rithemelimit të heqë dorë nga Kuvendi I Kombëtar I 30 prillit dhe të lërë mënjanë gjuhën e përçarjes. Sipas tyre një situatë e tillë ndihmon vetëm Edi Ramën.