Partia Demokratike festoi 35-vjetorin e themelimit. Në një aktivitet të organizuar në Selinë blu morën pjesë themelues dhe kontribues ndër vite të kësaj force politike. Kryedemokrati Sali Berisha theksoi se ‘idealet e studentëve të dhjetorit nuk janë venitur kurrë.”, pasi PD-ja mbart misionin që të mbrojë lirinë. Por edhe në këtë ditë të shënuar për demokratët, Berisha nuk la pa sulmuar kryeminsitrin Rama.