Partia Demokratike e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, vijon sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion. Nëpërmjet deputetes Albana Vokshi, demokratët shprehen se SPAK dhe GJKKO mbajnë dy qëndrime të ndryshme ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja, teksa sipas saj SPAK po tenton të lehtësojë akuzën, përkundër asaj që kërkon GJKKO.