Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga kryetari me autorizim Enkelejd Alibeaj është futur në një ‘luftë’ të hapur me Komisionerin Ilirjan Celibashi. Që prej vendimit të Celibashit për të mos regjistruar PD-në e Alibeajt në zgjedhje për mungesë dokumentacioni, e deri në vendimin e fundit për miratimin e fletës së votimit, PD është shfaqur publikisht kundër tij. Edhe një ditë më parë, kjo përplasje në distancë e zyrtarëve të lartë të kësaj force politike me Celibashin u shfaq publikisht, duke e konsideruar edhe si të gatshëm për të bërë veprime prej kamikazi.