Pas përjashtimit nga punimet e Kuvendit, opozita depozitoi dy kërkesa për llogaridhënie nga ministrat e kabinetit qeveriar, Ogerta Manastirliu dhe Ervin Mete. Deputetja demokrate, Ina Zhupa kërkon një interpelancë me ministren e arstimit, sa i përket bojkotit prej tre javësh të procesit mësimor nga ana e studentëve të mjekësisë të cilët kundërshtojnë ligjin që i detyron të punojnë për pesë vite në sistemin shëndetësor shqiptar, para se të pajisen me diplomë. Në letrën drejtuar kryeparlamentares, Lindita Nikolla, deputetja e Partisë Demokratike kërkon të bëhen publike informacione dhe shpjegime lidhur me masat e marra për t'ju pergjigjur kërkesave të studentëve të mjekësisë.