Demokratët do të kërkojnë me ngulm ngritjen e Komisionit Hetimor për Portin e Durrësit. Ky Komision ishte në qendër të fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar. Edhe pse i miratuar me 21 korrik 2023 nga votat e socialistëve në Kuvendin e Shqipërisë por ende pa licensë të dhënë, Berisha paralajmëroi kundërshtim të fortë të tij nga demokratët.