Ndërsa kanë mbetur rreth 5 javë nga zgjedhjet e pjesshme lokale për 6 bashkitë pa kryetarë, si maxhoranca ashtu edhe opozita ende nuk kanë publikuar emrat me të cilët do të përfaqësohen. Pavarësisht vonesave në konfirmime, kampet politike ziejnë me emrat e mundshëm dhe propozimet që vijnë kryesisht nga drejtuesit politik në këto qarqe, pasi ata janë në mënyrë indirekte edhe të besuarit e kryetarëve.