Partia Demokratike prezantoi sot raportin me gjetjet, sipas saj, të abuzimeve dhe shkeljeve të rënda në zgjedhjet e 14 majit për Bashkinë e Lezhës. Kandidati i PD-së për këtë bashki Pashk Gjoni është shprehur se arsyet kryesore që sollën humbjen e opozitës në zgjedhjet vendore ishin përdorimi i pushtetit, krimit, parave të pista dhe shantazhit nga ana e kundërshtarëve të tyre.