Partia Demokratike e Rithemelimit denoncon kryebashkiakun e Tropojës Rexhë Byberi, për dëmtim prone të një banori të fshatit Palç, në vlera milionëshe. Sipas demokratëve, Byberi ka shkelur ligjin e për këtë ndaj tij është dorëzuar një kallëzim penal, për çka kërkohet nga SPAK që të nisë procedimin ndaj tij.