Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar korrupsionin në vend, duke theksuar se realiteti ekonomik dhe institucional dëshmon të kundërtën e propagandës qeveritare. Tabaku argumenton se korrupsioni në Shqipëri nuk është më një fenomen i izoluar, por një sistem i miratuar në zyrat socialiste dhe që ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe në varfërimin e tyre. Sipas saj, ndër vite është ndërtuar një mekanizëm ku vendimmarrja publike dhe fondet shtetërore orientohen drejt një pakice të lidhur me pushtetin.