Edhe pas çertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit nga Komisioni Rregullator, i cili i hapi rrugë thirrjes së Kuvendit për Konstituimin e tij, Partia Demokratike nuk i ka ndalur përpjekjet, kundër certifikimit të zgjedhjeve. Nëpërmjet përfaqësuesit të saj ligjor, Franc Nuri, PD ka paditur në Kolegjin Zgjedhore Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë vendimin e Komisionit Rregullator, që me 3 vota pro e 2 kundër, certifikoi zgjedhjet e 11 majit.