Partia Demokratike ka ashpërsuar tonet ndaj Presidentit të Republikës Bajram Begaj, lidhur me qëndrimin e tij ndaj deklaratave të zyrtarëve të lartë britanikë ndaj shqiptarëve. Nëpërmjet zëdhënëses Floriana Garo, PD shprehet se presidenti po huazon gjuhën e Ramës, duke treguar se ndarja e pushteteve është vetëm në letra.