Partia Demokratike ankimoi rezultatin elektoral në qarkun e kukësit, ku mandatet u ndanë dy për të djathtët dhe një për Partinë Socialiste. Në letrën e depozituar në KAS, Partia Demokratike kërkon shpalljen e pavlefshmërisë dhe përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun kukës. Demokratët pretendojnë se u përdorën individë me të kaluar kriminale për të ndikuar procesin zgjedhor. Gjithashtu nënvizohet se strukturat e patronazhistëve, sipas opozitës, kanë intimiduar zgjedhësit pasi janë vërejtur pranë disa qëndrave votimi në Kukës, Tropojë dhe Has me lista emrash dhe adresash.