Vendimi i Presidentit të Republikës Bajram Begaj, për të dekretuar datën 12 shtator, si ditën e nisjes së legjislaturës së re parlamentare, nuk ka kaluar në heshtje nga Partia Demokratike. Gazment Bardhi, kreu I grupit parlamentar të PD, njëherësh nënrkyetar I kësaj force politike, e ka konsideruar dekretin si të turpshëm, nisur dhe bindje ndaj maxhorancës socialiste. “Shqipëria nuk ka President të Republikës, por një ministër të Ramës në Presidencë, që firmos çdo gjë që urdhëron Taulant Balla. Çfarë turpi, çfarë niveli mediokër!”, është shprehur Bardhi.