Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë takohen në Gjenevë këto dy ditë për një raund të ri bisedimesh paqeje të ndërmjetësuara nga SHBA-të, të cilat Kremlini thotë se ka të ngjarë të përqendrohen tek tokat, cka përbën pikën kryesore e mosmarrëveshjes. Presidenti amerikan, Donald Trump, po i bën presion Moskës dhe Kievit që të arrijnë një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës më të madhe të Evropës që nga viti 1945, megjithëse Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski është ankuar se vendi i tij po përballet me presionin më të madh për të bërë lëshime. Trump përmendi Ukrainën kur u pyet nga gazetarët në Air Force One se çfarë priste nga bisedimet. "Epo, kemi bisedime të mëdha. Do të jetë shumë e lehtë. Ukraina duhet të negociojë shpejt. Kjo është gjithçka që mund t’ju them," tha ai. Rusia po kërkon që Ukraina të lëshojë 20% të mbetur të rajonit lindor të Donetskut që Moska nuk ka arritur ta kapë - diçka që Kievi refuzon ta bëjë.