Gjykata e Posaçme vendosi rrëzimin e kërkesës së avokatëve të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për papërdorshmëri dhe pavlefshmëri absolute të akteve hetimore të Prokurorisë së Posaçme. Bëhet fjalë për vendimet e marra në kohën e hetimeve paraprake nga gjyqtarja Irena Gjoka. Kryesuesja e seancës Elsa Ulliri ndër të tjera u shpreh se pretendimet e palës mbrojtëse për gjyqtaren Irena Gjoka, nuk kanë bazë ligjore. “Nuk është në kompetencën e kësaj gjykate për t’u shprehur mbi funksionin e një magjistrateje”, thuhet në vendim.