Para nisjes së paradës së shqiptarëve, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti kryetarët, nënkryetarët dhe kryetarët e këshillave komunalë anëtare të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, si dhe përfaqësuesit nga komunat arbëreshe. Veliaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes shqiptarëve kudo që ndodhen.