Në 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës si shtet, Platforma ‘Liria ka Emër’, do të organizojë një protestë paqësore në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Protesta do të mbahet në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00, nën moton “Drejtësi, jo politikë!”. Sipas grupit ‘Liria ka Emër’, protesta përkon me Ditën e Pavarësisë së Kosovës dhe me momentin historik të shpalljes së saj, duke e bërë këtë protestë një akt simbolik dhe qytetar në mbrojtje të parimit të drejtësisë.