Pavarësia e Kosovës, duhet të shënjohet në historinë kombëtare si një nga ngjarjet më të rëndësishme. Kjo është kërkesa që Këshilli I Ambasadorëve Shqiptarë ka ndaj Kuvendit të Shqipërisë për datën 17 shkurt. Kjo kërkesë I është drejtuar Kuvendit më 21 shkurt 2023, teksa pritet shqyrtimi i saj dhe futja në rendin e ditës të punimeve.