Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë në rrjetet sociale urimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për ditën pavarësisë së Kosovës, ku është theksuar mbështetja e SHBA-së si partner i palëkundur i Kosovës. Në letrën e bërë publike nga Osmani, Bideni ka thënë se Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm gjatë 14 vjetëve të pavarësisë së saj. Ai madje ritheksoi mbështetjen e SHBA-së në përpjekjet e vendit për një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke.