Shumë shpesh hasemi me fjalën patriotizëm, atdhedashuri apo nacionalizem, që kryesisht populli shqiptar e shpreh vetëm në rrjete sociale. Duke u bazuar në fjalor, me patriot kuptojmë një person që e do atdheun dhe popullin e vet e i shërben me besnikëri. Por patriotizmi ynë nuk ka shumë të përbashkëta me kuptimin e plotë të fjalës patriot, ku kryesisht e shfaqim kur festojmë festat kombëtare, që është një gjë pozitive por kuptimi I fjalës nuk nënkupton vetëm kaq.