Gjykata e Lartë rrëzoi sërish kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë dhe heqjen e sekuestros preventive mbi pasuritë për Arben Meskutin, i arrestuar lidhur me dosjen e “Mikrokredive”, duke e lënë këtë të fundit në qeli. Meskuti mbahet në qelinë e paraburgimit nën dyshimin se ka mashtruar mijëra qytetarë debitorë përmes mikrokredive. Ky i fundit është pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemë piramidale.