Top News – Pasuria ‘faraonike’ e ish zv.drejtorit të AKSHIT. Daniel Shima me troje dhe vila
13/02/2026 14:47

Dosja AKSHI, është një gropë e madhe e përvetësimit të parave publike e cila zgjerohet në disa drejtime nëse ndjekim paratë. Teksa shtylla e parë e institucionit, drejtuesja Mirlinda Karçanaj u trondit nga SPAK, investigimi i Inside Story u përqëndrua tek shtylla e dytë që ka firmosuar tendera dhjetëra milionë euro. Një i ri 35-vjeçar të cilit i shkëlqeu ylli i detyrës në administratë. Aty ku paguhej rreth 100 mijë lekë të reja në muaj, por doli nga andej si milioner në euro. Fjala është për ish-nëndrejtorin e AKSHI-t Daniel Shima. Një personazh misterioz emri i të cilit u bë mjaft i njohur në 20 Gusht të vitit 2025. Aso kohe, ai u denoncua i zhdukur nga e dashura e tij Enkeleda Hysa. Kjo e fundit, mori një mesazh nga Danieli që e informonte se u arrestua. Por, pasi telefonoi policinë, mori përgjigjen se nuk ishte shoqëruar asnjë person me atë emër. Lajmi bëri mjaft zhurmë nisur edhe nga shkuara që përfaqësonte Shima. Por, ai u bë i gjallë duke deklaruar se ishte zhdukur me dëshirë. Saktësisht, 9 orë pasi u denoncua i zhdukur, u vetëparaqit pranë komisariatit numër 1 në Tiranë, në orën 2 duke gdhirë 21 gushti. E vërteta e plotë e këtij episodi nuk u mësua kurrë, por, ajo që bie në sy është fakti se kjo ngjarje, përkon me intensifikimin e hetimeve të SPAK për tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Vetë Daniel Shima, është marrë në pyetje si një ish person kyç për mbi 4 vite në atë institucion.

Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23