Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor nuk do të kandidojë për postin e emisarit speciale të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, pavarësisht njoftimeve të tjera. Për një kohë të gjatë në garë për këtë post, të cilin më parë e mbante Miroslav Lajçak i Sllovakisë, ishte Borut Pahor. Ai u mbështet në këtë synim nga kryeministri Robert Golob dhe presidentja Natasha Pirc Musar, ndërsa në përgatitjet e tij u ndihmua nga Ministria e Jashtme sllovene e drejtuar nga Tanja Fajon.