Policia e Tiranës nuk është mjaftuar me sekuestrimin e shumave të parave dhe sendeve me vlere në total rreth 120 mijë euro në banesën e nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi, të cilat u zbuluan të shtunën në kryeqytet. Efektivët e Komisariatit numër 2 janë rikthyer në banesën e dy të arrestuarve, për të ushtruar kontrolle të tjera.