Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin policor ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”. NË bashëpunim me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, është vënë në pranga në Dubai, 36-vjeçari me dy identitet Armis Stafa alias Armees Stava, banues në Elbasan. Gjykata e Posaçme në vitin 2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.