Arshi dhe Eltjon Hoxhaj, babë e birë do të gjykohen për kryerjen e veprës penale “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Prokuroria e Fierit përfundoi hetimet lidhur me këta dy shtetas dhe ka dërguar në gjykatë dosjen në ngarkim të tyre. Hetimet e kryera nga organi i akuzës treguan se dy familjarët nuk justifikojnë në mënyrë të ligjshme pasuritë e tyre. Konkretiht bëhet fjalë për një shumë në vlerën e 40 mijë e 800 euro dhe një tjetër në shumën e 3 mijë dollarëve amerikanë.